Një ushtar ukrainas shikon ndeshjen e kombëtares së tij nga llogoret e luftës. Imazh shumë i fuqishëm i publikuar nga gazetari Vassili Golod, ku mund të shihni një ushtar, duke përfituar nga një moment pushimi, që shikon fitoren 2-1 ndaj Islandës në “play off” dhe kualifikimin në finalet e “Euro 2024”.
Ajo që ka bërë të ditur gazetari ukrainas është një foto, madhësia e së cilës është e vogël, por e bën të qartë se futbolli është i një rëndësie thelbësore në jetën e njerëzve, edhe në momentet më të vështira dhe trishtimit. Pra, në një llogore lufte, një ushtar përfiton nga momenti i pushimit për të parë një ndeshje futbolli në laptopin që ka me vete.
Vetë Vassili Golod shkroi këto fjalë për ta shoqëruar imazhin: “Kjo foto e një ushtari në llogore tregon rëndësinë e futbollit për Ukrainën. Kombëtarja e Ukrainës përmbysi disavantazhin 1-0 ndaj Islandës dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian. Mesazh vërtet i bukur mes shumë gjërave të trishta”.
Ndeshja nuk shkoi mirë për Ukrainën, pasi Islanda kaloi në avantazh në minutën e 30-të me Gudmundsson, por lojtarët e Serhij Rebrov barazuan me Tsygankov në minutën e 54-t dhe më pas gjetën golin e fitores në minutën e 84-t, një perlë e Mudryk. Kjo fitorja i mundësoi Ukrainës kualifikimin në fazën finale të Kampionatit Evropian. Ukraina do të vendoset në Grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.
Was für eine Bedeutung Fußball für die Ukraine hat, zeigt dieses Foto eines Soldaten aus dem Schützengraben. Das ukrainische Nationalteam hat einen 0:1-Rückstand gedreht und sich durch den Sieg gegen Island für die EM qualifiziert. Eine schöne Meldung unter vielen traurigen. pic.twitter.com/jk6NACYcai
— Vassili Golod (@VassiliGolod) March 27, 2024