Magjia e Giroud fundos Juven dhe dërgon Milan-in në Champions (Video)

28 Maj 2023
22:49
Denis Hakanaj
back button

Në ndeshjen e fundit të javës së 37-të të Serisë A, Milan-i ka mundur 1-0 Juventus-in dhe ka blinduar vendin e katërt në renditje duke u kualifikuar për në Champions League.

Skuadra e Massimiiano Allegri-t, nga ana tjetër, mbetet në vendin e shtatë në renditje që vlen Conference League.

JUVENTUS-MILAN – 0-1 – GIROUD – VIDEO

Ndeshja e luajtur në Allianz Stadium është vendosur nga një magji e Grioud në minutën e 40-të: francezi është shkëputur nga mbullimi i Gatti-t dhe ka mposhtur Szczesny-n me një goditje shumë të bukur me kokë.

Juventus ka sulmuar pa shumë kthjelltësi dhe ka shkuar shumë afër barazimit në minutën e 92-të me Danilo-n, goditja e të cilit pak metra larg portës është ndalur nga Kalulu.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit