Borussia Dortmund nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në fushën e Monchengladbach.
Pas një pjese të parë të mbyllur në barazim, ka qenë talenti Gittens që ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 64-t.
B. Monchengladbach 0 – [1] Dortmund – Jamie Gittens 64 – Video
Megjithatë, gëzimi ka zgjatur pak për miqtë, sepse pak minuta më vonë vendasit kanë barazuar nga pika e bardhë me Stoger.
Në fundin e ndeshjes, Guirassy dhe Gittens kanë provuar të gjejnë golin e fitores në çdo mënyrë, por pa sukses. Në minutën e 95-të, Gladbach ka mbetur me 10 lojtarë për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Cvancara për protesta.
Me këtë barazim 1-1 Dortmund ngjitet në 21 pikë, në vendin e pestë. Tri pikë më pas për Borussia Monchengladbach, në vendin e 11-të me 18 pikë.