Omar Marmoush udhëhoqi Eintracht Frankfurt në një barazim te papritur 3-3 kundër Bayern Munich. Sulmuesi egjiptian shënoi një dygolësh dhe fitoi qartë duelin me Harry Kane, duke u ngjitur në krye të listës së shënuesve më të mire te Bundesligës me tetë gola në gjashtë ndeshje:
“Është e pabesueshme ajo që ai po bën për momentin. Nëse ai vazhdon të luajë kështu, është e qartë se klubet e tjera do të perpiqen ta largojne nga ne”, parashikoi trajneri Dino Toppmöller.
Shumë komplimente erdhën edhe nga Bayern: “Eintracht Frankfurt ka një lojtar në radhët e tij që bën diferencën, Marmoush. Ai është në formë të jashtëzakonshme dhe ka një instinkt vrasës para portës”, vlerësoi drejtori sportiv Max Eberl. Trajneri Vincent Kompany u impresionua nga talenti i 25-vjeçarit, i aftë për të shfrytëzuar të gjitha mundësitë:
“Marmoush ka cilësi të shkëlqyera. Natyrisht ne donim të bënim diçka për ta ndaluar atë, por këta lojtarë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe përfitojne nga momentet e tyre”.
Për momentin, skuadra e Frankfurtit po shijon sulmuesin e saj më të mirë, kontrata e të cilit është deri në verën e vitit 2027 pasi ai u transferua me parametra zero nga Wolfsburg.
“Omar aktualisht ka përqendrimin dhe vendosmërinë e nevojshme përpara portës”, tha drejtori sportiv Markus Krösche, i cili më pas konfirmoi: “Ai është aktualisht. Një nga sulmuesit më të mirë në Bundesligë, ne jemi të lumtur për këtë.”