Maignan: “Jam portieri i pestë në botë. Ky sport më sjell adrenalinë. Më pëlqen kur…”

5 Nëntor 2024
18:40
Telesport
back button

Mike Maignan duket se nuk ka frikë nga Real Madrid në “Santiago Bernabeu”. Ndeshja e sotme në Champions League për të do të jetë thjesht testi i radhës për të matur forcat e skuadrës kuqezi.

“Të kesh lojtarë me përvojë ndihmon, por duhet të luajmë për njëri-tjetrin dhe të mbështesim njëri-tjetrin si brenda familjes. Mbappe? Lojtar me cilësi, flasim shpesh me mesazhe”.

“Ky sport më sjell gjithnjë adrenalinë. Jam i emocionuar. Më pëlqen kur e ndaj suksesin me skuadrën. Portieri më i mirë në botë? Po nuk e mendova këtë për veten, askush nuk do ta bëjë”.

“Mendoj se aktualisht jam numri 5 në botë”, ka thënë francezi përpara gazetarëve.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit