Maignan mban në ankth Milanin, rinovimi me portierin francez është ende larg

3 Korrik 2024
8:06
Alfred Lleshi
back button

Mike Maignan qëndron, Mike Maignan largohet. E ardhmja e paqartë e portierit të Milanit rrezikon të kthehet në realitet në fund të Kampionatit Europian, pasi bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj Belgjikës, i vlerësuar me çmimin MVP.

Kuqezinjtë nuk po arrijnë dot marrëveshje me të për zgjatjen e kontratës. “Mike Magic” kërkon rreth 8 milionë euro në vit, krahasuar me 2.8 milionë që merr aktualisht. Milani është ndalur në pragun e 5 milionëve, edhe falë dy viteve të kontratës së tij të mbetur.

Aktualisht nuk ka asnjë vlerësim për shitjen e tij, por nëse do të arrinin propozime me vlerë rreth 70 milionë euro, klubi kuqezi do të mendonte se çfarë të bënte. Maignan, i larguar vite më parë nga Lille, është kthyer në një nga më të lakmuarit në botë, pa e bërë “Djallin” të pendohet për një totem si Donnarumma. Gjithashtu, ai ka fituar një Ligue 1 kundër PSG, por edhe një “Scudetto” kundër një Interi ndoshta më të fortë.

Megjithatë, është e vështirë, nëse jo e pamundur t’iu thuash “jo” disa shifrave, veçanërisht duke pasur parasysh që portierët sjellin pikë, por shpesh mund të zëvendësohen pa shumë përpjekje. Epo, ndoshta “Mike Magic” do të ishte një përjashtim në këtë, veçanërisht duke pasur parasysh se si po paraqitet me kombëtaren franceze. Ai mbush 29 vjeç sot.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit