“Makina e sigurisë më prishi garën, më hoqi fitoren, por jo titullin”

15 Korrik 2019
14:17
Telesport
back button

Piloti finlandez Valtteri Bottas e nisi garën e Silverstone nga vendi i parë pas “pole position” që pat siguruar të shtunën. Megjithatë, në fund ai u rendit i dyti, pas shokut të tij të skuadrës Lewis Hamilton. Falë këtij suksesi, britaniku shkëputet 39 pikë në renditje karshi Bottas, që sheh t’i largohet mundësisë për t’u shpallur kampion bote në Formula 1.

Nuk kam shumë gjëra për të thënë dhe shjpeguar. Isha duke e fituar garën, ruajta kreun nga sulmet e Lewis, por nuk kisha llogaritur makinën e sigurisë. Ajo hyri në pistë në momentin më të papërshtatshëm për mua dhe atëherë kur i nevojitej Hamilton. Më pas gjithçka ishte e kotë. Tashmë as fati nuk po më ndihmon më, por është në krahun e Lewis”, u shpreh Bottas.

Nuk ishte një ditë me fat për mua, më vjen keq pasi fundjava nisi mirë . Tani titulli bëhet më i vështirë, pasi Hamilton është shkëputur ndjeshëm. Gjithsesi, ky nuk është moment për t’u dorëzuar. Mes meje dhe Lewis nuk ka diferenca të mëdha, janë detajet që bëjnë diferencën. Makina e sigurisë ishte detaji që i dha atij fitoren këtë herë”, tha Bottas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit