Maldini dhe Ancelotti, një jetë së bashku; të ndarë në Milan-Napoli

19 Nëntor 2019
10:49
Alfred Lleshi
back button

Duhen mobiljet e së kaluarës, ato të drurit të mirë, për të mbajtur e ruajtur trofetë e fituar së bashku nga Carlo Ancelotti dhe Paolo Maldini. Kemi të bëjmë me një ngarkesë të rëndë dhe vezulluese. Sepse historia e ish-kapitenit të Milanit dhe trajnerit të dashur për kuqezinjtë, që i udhëhoqi ata në triumfet e fundit europiane, është e gërshetuar me suksese dhe lot. 

Maldini e kujton me shumë nostalgji atë kohë të përbashkët me trajnerin aktual të Napolit, që do të sfidojë kuqezinjtë në sfidën e radhës të Serie A: “Kam luajtur kaq shumë finale me Ancelotti, ndonjë e kemi humbur me shumë dhimbje”. Dhe mendimi shkon në Stamboll, kur njëri ishte në stol dhe tjetri në fushë, kur Paolo shënoi një gol të rrallë, por së bashku humbën një ndeshje me përmbysje të pabesueshme.

Paolo Maldini dhe Carlo Ancelotti do të jenë kundër njëri-tjetrit në “San Siro” dhe kjo nuk është hera e parë. Carlo tashmë ishte në stolin e Napolit, në sezonin e kaluar, Paolo ishte menaxheri i kuqezinjve. Këtë herë, megjithatë, situata është pak më ndryshe: do të jetë loja e përzemërsive, por edhe një udhëkryq, që mund të përcaktojë shumë gjëra për vazhdimësinë…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit