Maldini komenton lamtumirën e De Rossit: Jam i habitur, nuk e prisja

14 Maj 2019
14:57
Alfred Lleshi
back button

Mëngjesi i sotëm i botës së futbollit u shenjua nga lajmi i lamtumirës së afërt prej Romës e Daniele De Rossi. Kapiteni do të luajë ndeshjen e tij të fundit me ngjyrat verdhekuqe, kundër Parmës, pastaj do të zgjedhë një aventurë të re. Paolo Maldini, me rastin e një eventi futbollistik në “Ara Pacis”, deshi ta komentonte këtë zgjedhje të Daniele De Rossi. Një flamur kuqezi komenton largimin e flamurit të kryeqytetasve nga Serie A: 

"Ca më shpejt ose ca më vonë, gjithmonë mbyllet cikli për një futbollist, por sinqerisht është diçka që më befason. Nuk e prisja, por ai gjithmonë ka qenë një shpirt shumë i pavarur. Ai e di mirë se çfarë bën dhe çfarë dëshiron. Me siguri, është një zgjedhje e dhimbshme, por dashuria e tij për Romën nuk vihet aspak në dyshim. Si lojtar ka qenë gjithmonë një kapiten “de facto”, me personalitet dhe teknikë të madhe. Një nga futbollistët më të admiruar".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit