Maldini për shanset në Champions: Neve kuqezinjve na pëlqen të ëndërrojmë, Ancelotti më la takim në… finalen e Stambollit

10 Prill 2023
10:29
Alfred Lleshi
back button

Paolo Maldini po përgatitet të përballet me çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, duke treguar besim të madh në mundësitë e Milanit të tij: “Nuk do të jetë e lehtë, por mendoj se historia e klubit na jep mundësinë të besojmë.

Tashmë ka ndodhur edhe herë të tjera: kur mbërrini në mars-prill, kur të vijë Champions League, mund ta shndërroni një sezon në diçka të pabesueshme. Ne e kemi këtë mundësi dhe duam ta shfrytëzojmë”.

Maldini foli për ndeshjen e ardhshme kundër Napolit në një videokonferencë kushtuar tifozëve kuqezinj që jetojnë në Ukrainë, një nga iniciativat e shumta të kryera nga “Fondacioni i Milanit” që kur vendi u pushtua dhe u zhyt në luftë me rusët: “Ne na pëlqen të ëndërrojmë. Pa ëndrra, ndoshta do të kishim fituar më pak Champions League.

Në skuadrën aktuale kemi shumë ëndërrimtarë. Është mirë që ekzistojnë, ashtu siç është mirë që ka edhe më realistë. Edhe unë kam qenë ëndërrimtar kur kam luajtur. Më pëlqen të ëndërroj, vetë jeta ime ka qenë një ëndërr dhe ishte veçanërisht e tillë në Milano. Pa ëndërruar, edhe unë ndoshta do të kisha fituar më pak Champions League”.

Ish-kapiteni kuqezi më pas rrëfeu se kishte menduar për finalen e 2005-ës, të cilën e humbën në mënyrë sensacionale kundër Liverpool-it në Stamboll, qyteti që do të presë edhe finalen e këtij viti.

Në atë kohë, Carlo Ancelotti ishte në stolin e kuqezinjve, një kundërshtar i mundshëm në ndeshjen finale të planifikuar për më 10 qershor: “A e dini cili është problemi? Se edhe Ancelotti, i cili tani është në stolin e Real Madridit, ka një çështje pezull me Stambollin. Menjëherë pas shortit më telefonoi: Paolo shihemi në Stamboll”.

Së fundi, dialogu me tifozët ukrainas ishte një mundësi për të rigjurmuar marrëdhënien e tij me Shevchenkon: “Andry nuk është vetëm një nga shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur ndonjëherë, por një mik i vërtetë për mua dhe familjen time.

Ne kemi shpenzuar shumë kohë së bashku, madje edhe shumë pushime. Ai është si një i familjes për mua. Në Kiev, një qytet që e dua, kam kaluar momente të rëndësishme me të. Gjithashtu kam qenë atje për finalen e Champions League 2018, mes Real Madridit dhe Liverpool-it”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit