Maldini takon Abidal: në “San Siro” pritet akordi për talentin e Barcelonas!

9 Dhjetor 2019
15:00
back button

Edicioni i sotëm i “Sport” është ndalur te merkato e Barcelonas dhe ato që mund të jenë largimet. Pikërisht talenti Todibo, që ka luajtur vetëm 77 minuta këtë sezon, pritet të zbresë titullar ndaj Itnerit në “San Siro”, aty ku pas një takimi të parë mes Paolo Maldinit, drejtorit sportiv kuqezi, dhe Eric Abidal, drejtori sportiv katalanas, pritet të ketë një akord.

Oferta e Milanit për thuajse 20 vjeçarin mund të jetë 10 mln euro, aq sa ofroi edhe Leverkusen, por klubi gjerman nuk ishte dakord për “recompra”, pra mundësinë e riblerjes nga Barcelona në të ardhmen. Maldini dhe Abidal do të takohen sërish ditën e martë. Todibo luan mbrojtës qendre, në vend të Musaçhios te Milani (duke pritur edhe Caldara), por edhe si mesfushor qendre.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit