Maldini tregon emrat e merkatos, guxon me objektivin e sezonit

21 Shtator 2020
21:18
Eraldo Harlicaj
back button

Drejtori sportiv i Milanit, Paulo Maldini, foli para ndeshjes kundër Bolognas për mikrofonin e Sky Sport. Zyrtari i lartë i “Djallit” e pranoi se objektivi i kuqezinjëve është pjesëmarrja në Champions League.

“Kemi folur prej vitesh për Championsin, por nuk luajmë aty prej 7 vitesh. Sezonin e kaluar u bë diçka ndryshe dhe do të shihen dhe frytet. Nuk po flasim për ta arritur, por për ta provuar. Ka shumë ekipe të mira, por ne do ta provojmë. Ka ende dy raunde në Europa League, nëse kualifikohemi në grupe do të jetë sezon intensiv.

“Merkato? Tani kemi nevojë për një mbrojtës qendre, kemi vetëm dy të gatshëm. Në mesfushë ka ardhur Tonali dhe jemi të qetë. Milenkovic dhe Ajer janë pjesë e emrave që na interesojnë, por nuk janë të vetnit që po punojmë”, – tha Maldini ndër të tjera.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit