“Mamaja e Piqué e goditi me shuplakë në fytyrë Shakirën, ajo ka një të dashur të ri”

29 Mars 2023
8:50
Alfred Lleshi
back button

Pothuajse një vit pas njoftimit të ndarjes së tyre, thashethemet vazhdojnë të dalin për marrëdhënien mes Shakirës dhe Gerard Piqué. Sipas lajmit të “Latin Post”, këngëtarja kolumbiane do të ishte përfshirë në një sherr me ish-vjehrrën e saj:

“Sipas një burimi, nëna e Gerard Piqué e ndihmoi djalin e saj të fshihte marrëdhënien e tij me Clara Chia Marti nga Shakira. Na u tha gjithashtu se dikush i afërt me familjen e Pique ishte dëshmitar i një konfrontimi fizik midis Shakirës dhe nënës së Piqué.

Dëshmitari tha se, ndërsa të dyja po debatonin rëndë, Montserrat e goditi Shakirën në fytyrë para Gerardit dhe fëmijëve të tij. Megjithatë, ky incident nuk është konfirmuar nga të interesuarit”.

Sipas raportimeve nga “Ok Diario”, media spanjolle, Shakira më në fund ka gjetur një dashuri të re, pas përfundimit të marrëdhënies torturuese me Piqué. Prej katër muajsh, ylli i pop-it është në lidhje me një mashkull misterioz, identiteti i të cilit nuk dihet për momentin.

Atë e ka takuar në Miami, ku u kthye të jetonte pasi i dha lamtumirën e fundit ish-futbollistit. Shakira u transferua në Spanjë prej dashurisë dhe pas përfundimit të lidhjes me futbollistin preferoi të rikthehej në SHBA, ku zotëron disa prona.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit