Liverpool kryeson sërish Premier League. Midis humbjes së Arsenalit dhe humbjes së dytë radhazi të Manchester Cityt, Reds rifituan kryesimin e tabelës, +2 ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, Citizens. Mjaftoi përmbysja ndaj Brighton në Anfield nga 0-1 në 2-1, nënshkruar nga Gakpo dhe Salah.
Kapiteni i Liverpool-it, Virgil van Dijk, për Sky Sports UK në lidhje me rezultatin përfundimtar, theksoi: “Unë mendoj se në vitet e fundit nuk kemi pasur kurrë një lojë të lehtë kundër Brighton. Është gjithmonë e vështirë dhe u tregua në pjesën e parë. Ne nuk e bëmë presionin mirë dhe ishim të pasaktë në posedim të topit. Ishte një 1-0 i merituar në pjesën e parë per ata, ne patëm një energji krejtësisht të ndryshme dhe morëm atë që meritonim.
Për marrjen e kreut të Premier League: “Është shumë herët për ta konsideruar të rëndësishme. Ne duam të jemi në krye të tabelës, por duam të jemi atje pas ndeshjes së fundit në maj. Rezultatet e deritanishme këtë sezon kanë qenë mirë, por ka ende shumë për të bërë. Është ende një punë në progres.