Man.City gjen mesfushorin e së ardhmes që debutoi në Premier, siguron të drejtën për ta blerë pas një viti

10 Qershor 2024
13:39
Telesport
back button

Manchester City ka identifikuar mesfushorin e Crystal Palace, Adam Wharton, si një objektiv afatgjatë transferimi në merkaton e verës, lajm ky që konfirmohet nga e përditshmja “Evening Standard”.

City do të tentojë këtë verë manovrat e para edhe pse ka gjasa që marrëveshja të mos finalizohet, por të shtyhet për vitin tjetër. 20-vjeçari anglez debutoi këtë vit në Premier League dhe me kombëtaren e “3 luanëve”.

Për kampionët e Anglisë, Wharton pritet të jetë mesfushori i së ardhmes, ndaj dhe “citizens” kërkojnë të mbyllin paraprakisht çdo bisedim, për të evituar konkurrencën. Këtë sezon ai luajti 16 ndeshje në kampionat.

Wharton ka befasuar me lojën e tij për Palace që nga transferimi prej 25 milionë stërlinash nga Blackburn gjashtë muaj më parë. Ai arriti të sigurojë edhe një vend për në Euro 2024 me kombëtaren e Southgate.

20-vjeçari ka ende pesë vjet të mbetura në kontratën e tij në “Selhurst Park” dhe Palace këmbëngul se nuk do të lëvizë këtë verë. Palët po synojnë një marrëveshje që City të ketë të drejtën e blerjes pas një viti tjetër, me lojtarin që fiton përvojë me Palace.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit