Alarm te Man City, Guardiola humb një tjetër yll

17 Shtator 2019
17:34
back button

Qendërmbrojtësi i Manchester City-t John Stones do të qëndrojë larg fushave për një muaj për shkak të një dëmtimi muskulor, këtë e ka konfirmuar trajneri i Manchester City-t Pep Guardiola.

Pas dëmtimit të Aymeric Laporte, i cili do të qëndrojë për 6 muaj larg fushave, opsionet e City-t në prapavijë po mbarojnë dhe klubi vendosi të mos e zëvendësonte Vincent Kompany.

Tani qendërmbrojtësi i vetëm natyral i Citizens është Nicolas Otamendi dhe pritet që njëri mes Kyle Walker dhe Fernandinho-s të zhvendosen në qendër.

Një situatë e vështirë për kampionët në fuqi të Premier League, që këtë muaj duhet të përballojnë edhe ndeshjet e Champions League.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit