Man United dhe Arsenal monitorojnë mbrojtësin e Juves

13 Nëntor 2019
18:15
back button

Arsenal dhe Manchester United janë duke monitoruar situatën e mbrojtësit të Juventusit Merih Demiral, i cili do të kushtonte rreth 40 milionë euro.

Turku 21-vjeçar ka luajtur vetëm një ndeshje me gjigantët e Serie A pasi u ble për 20 milionë euro nga Sassuolo.

Qëndrimi i tij tek Juventusi është vënë në dyshim pas ndeshjes së fundit të Turqisë, ku ai bëri salutimin ushtarak, diçka që nuk është pëlqyer nga klubi dhe tifozët.

Arsenal dhe United i premtojnë më tepër minuta qendërmbrojtësit, të dy skuadrat kanë pasur probleme me prapavijën në vitet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit