Man United do “krahët e Shqiponjës” për 60 mln €

15 Maj 2019
19:22
back button

Manchester United po bëhet gati për një operacion të dyfishtë me vlerë 60 milionë euro për mbrojtësit anësorë të Crystal Palace Aaron Wan-Bissaka dhe Patrick Van Aanholt. 

Trajneri i United Ole Gunnar Solskjaer kërkon të rinovojë prapavijën këtë verë dhe ka nevojë për dy lojtarë krahu. 

21-vjeçari Bissaka është një nga lojtarët më të kërkuar në Angli, por "Shqiponja" kërkon t'i mbajë në skuadër me çdo kusht. 

Tashmë që është larguar Antonio Valencia, United kërkon të ketë një pasardhës afatgjatë të Ashley Young.

Admirimi i Djajve për yllin anglez dihet, por interesi për Van Aanholt ka befasuar tifozët. 

Solskjaer kërkon një mbrojtës të majtë me eksperiencë për të konkurruar me Luke Shaw. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit