Man. United merkato në Torino, do yllin e Juventusit!

10 Gusht 2020
16:13
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United po mendon për merkaton dhe po gjen mundësi alternative dhe në rast se Jadon Sancho nuk arrihet. Emri që ka dalë së fundmi në skenë është ai i Douglas Costës.

Sulmuesi i Juventusit nuk ka patur një sezon të mirë me bardhezinjtë dhe mund t’i japë fund aventurës së tij me italianët. Afrimi i Andrea Pirlos pritet të pasohet me një revolucion në klubin italian.

Daily Mail shkruan se “Djajtë e kuq” duan të përfitojnë nga diçka e tillë, prandaj po shohin situatën e lojtarit në Serie A. Braziliani ka shumë cilësi, por problemi i tij i madh është se dëmtohet shumë shpesh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit