20 minuta futboll dhe dy gola të shpejtë me Rashford dhe Hojlund, më pas direkt “sozia e shëmtuar” dhe Manchester United tradicional, ai që tashmë duket sikur nuk ka mbrojtje dhe duket sikur portieri është i vetëm kundër të gjithëve…
Sepse Porto e nisi keq, por mjaftuan gafat në mbrojtje të ekipit të Ten Hag që nuk ka ekuilibra për t’i dhënë mundësi reagimi “dragonjve” fillimisht me Pepe Aqunia dhe më pas me Omorodion, që kanë shënuar dy gola dhe kanë anuluar kështu avantazhin e dyfishtë që kishin anglezëët.
Manchester United vazhdon të tregojë një formë totalisht zhgënjyese dhe duket sikur kushdo mund t’i shënojë lehtësisht, aq sa ka vendosur një tjetër rekord.
Kjo është hera e 31-të që nga fillimi i sezonit të kaluar që Manchester United ka pësuar +2 gola në një ndeshje – më së shumti se çdo klub aktual i Premier League gjate kësaj periudhe kohe.