Shqipëria përballet me Serbinë sot në “Arenën Kombëtare”, ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Një ndeshje që duhet fituar me patjetër si për shanset për t’u kualifikuar për në Botëror, ashtu edhe në aspektin tjetër, atë njerëzor dhe historic duke marrëdhëniet mes dy vendeve. Pjesa e parë është mbyllur në barazim pa gola, edhe pse kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho dominuan kundërshtarin.
Në minutën e 9-të u ndërpre ndeshja për pak minuta, pasi Lukic u godit me një gotë plastike gjatë ekzekutimit të një goditjeje këndi, por lojtari serb e bëri shumë të madhe situatën dhe u desh ndërhyrja e arbitrit, i cili pasi bisedoi dhe me kapitenin Gjimshiti, situate u qetësua dhe Loja filloi normalisht.
Në minutën e 18-të, Gjimshiti i vendosur keq, ndal në mënyrë të parregullt Vlahovic dhe ndëshkohet me karton të verdhë. Kapiteni kuqezi do mungojë ndeshjen e radhës, atë ndaj Letonisë. Në minutën 35-të, krosim i bukur nga Hoxha, Manaj godet me kokë, por topi shkon jashtë kuadratit.
Në minutën e 42-të, Laçi pengohet, goditje dënimi për kuqezinjtë, Asllani kroson në zonë, por topi i goditur me kokë nga Ajeti përfundon jashtë. Në fund të pjesës së parë, Hysaj fiton me zotësi një penallti, pasi u pengua nga Samardzic Brenda zonës, topin e merr Manaj, por goditja e sulmuesit kuqezi pritet nga Petrovic. Pjesa e parë mbyllet 0-0.







