Manchester City arrin marrëveshjen 78 milionëshe me yllin anglez

26 Shtator 2022
10:35
Denis Hakanaj
back button

Manchester City dhe Phil Foden kanë arritur një marrëveshje për një kontratë të re. 22-vjeçari do të shumëfishojë pagën e tij pasi finalizoi një marrëveshje me vlerë rreth 250,000 £ në javë, sipas Football Insider.

Kontrata e re është për gjashtë vjet, që do të thotë se ylli i Qytetarëve dhe kombëtares së Anglisë do të përfitojë në total rreth 78 milionë sterlina.

Manchester City ka vendosur ta shtyjë zyrtarizimin për arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës së re milionere me lojtarin.

Megjithatë, të dyja palët janë të sigurta se nuk ka probleme dhe marrëveshja do të zyrtarizohet së shpejti në ditët e ardhshme.

Produkt i akademisë së Cityt, Foden ka qenë titullar në të shtatë ndeshjet e luajtura nga ekipi i Pep Guardiola në Premier League këtë sezon dhe ka luajtur 10 ndeshje në total, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asiste.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit