Manchester City e ka seriozisht, sfidon Real-in për yllin 150 milionësh

9 Nëntor 2024
16:15
Denis Hakanaj
back button

Manchester City është duke monitoruar yllin e Bayern Munich, Jamal Musiala, i cili është gjithashtu në radarin e Real Madrid-it.

Gjigantët anglezë po kërkojnë mënyra për të përmirësuar skuadrën e tyre, pavarësisht se kanë fituan Premier League katër herë radhazi dhe janë në garë për titullin edhe këtë vit.

Kjo ka bërë që ata të shënojnë Musiala-n si objektivin e tyre të radhës, sipas Fichajes.net.

Bayern Munich do të ketë fjalën e fundit nëse Jamal Musiala do të largohet nga klubi i tyre për një shumë të caktuar.

Nuk ka gjasa që ata të jenë të gatshëm të lënë një lojtar kaq të ri dhe të talentuar nga Allianz Arena, por Manchester City dhe Real Madrid kanë buxhete të mëdha.

Musiala vlerësohet në 150 milionë euro, por me kontratën e tij që skadon në vitin 2026, mund të ketë një zbritje deri në verën e vitit 2025.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit