Manchester City po përgatitet të shpenzojë shumë në merkaton e janarit për të shpëtuar sezonin e tyre.
Sunday Express thotë se City po përgatirt një buxhet prej 200 milionë sterlinash për merkaton e dimrit.
Drejtuesit e Cityt e kishin siguruar menaxherin Pep Guardiolën për një buxhet 100 milionë sterlinash për janarin në fillim të sezonit, por pas krizës së tyre të papritur është rënë dakord që shuma duhet dyfishuar.
City do të kërkojë të bëjë përmirësime të menjëhershme me blerje të nivelit të lartë për fazën e dytë të sezonit.
Mesfushori i Real Sociedad, Martin Zubimendi (60 milionë £), sulmuesi i Sporting, Viktor Gyokeres (65 milionë £) dhe lojtari i Newcastle, Bruno Guimaraes (75 milionë £) janë të gjithë në listën e blerjeve.