Manchester City po ndjek një sulmues pak të njohur të Copenhagen-it në ditët e fundit të merkatos së verës.
Sipas The Athletic, Orri Oskarsson është një nga e objektivat që City ka qenë duke eksploruar për të përforcuar sulmin.
Kampionët e Premier Ligës e vlerësojnë shumë 19-vjeçarin islandez.
Oskarsson luajti kundër Cityt në një ndeshje të Champions League sezonin e kaluar dhe tashmë ka shënuar shtatë herë në 11 ndeshje për Copenhagen deri më tani në sezonin 2024-2025.
Megjithatë, ndërsa City në dukje ka treguar interes për Oskarsson dhe ai pritet të lëvizë përpara mbylljes së merkatos, The Athletic sugjeron se kampionët e Premier League tani nuk do të bëjnë asnjë lëvizje formale.
Skuadra të tjera angleze, si dhe Porto dhe Real Sociedad mund të përfitojnë nga kjo, me Oskarsson të vlerësuar në 20 milionë euro plus shtesa.