Manchester City jep shenja jete, vjen fitorja e dytë në 14 ndeshjet e fundit! Zhbllokohet dhe Haaland (VIDEO)

29 Dhjetor 2024
17:54
Telesport
back button

Pas 5 ndeshjesh radhazi pa fitore në të gjitha kompeticionet dhe pasi kishte arritur vetem nje sukses ne 13 ndeshje, Manchester City eshte kthyer te rigjejë pak lumturi duke mundur me rezultat 2-0 Leicester Cityt në transfrte, ne kuadër të javës së 19-të në Premier League.

Për herë të parë që nga shtatori, Man City ka shënuar i pari në dy ndeshje radhazi ne Premier League!

Kërcënimi i parë serioz erdhi nga Erling Haaland i cili në minutën e tetë bëri një gjuajtje të fortë, por portieri vendas bëri një pritje brilante për t’ia mohuar golin. Rasti i parë për vendasit erdhi në minutën e 20-të me Jamie Vardyn, të cilit ia mohoi golin Stefan Ortega.

GOLI I SAVINHO – VIDEO

Golin e epërsisë City e gjeti në minutën e 21-të përmes Savinhos i cili shënoi për 1-0 në atë që ishte goli i tij i parë për ‘Qytetarët’. Leicester City pati mundësinë që të barazojë rezultatin në minutën e 39-të, por gjuajtja me kokë e Facundo Buonanotte goditi shtyllën e majtë.

GOLI I HAALAND – VIDEO

Një tjetër rast serioz e pati edhe Vardy në minutën e 68-të por gjuajtja e tij shkoi mbi traversë. Për epilogun përfundimtar të takimit u përkujdes Erling Haaland i cili në minutën e 78-të shënoi me kokë në portën e zbrazët për 2-0 pas asistimit të Savinhos.

Kjo ishte fitorja e parë për Cityn pas pesë ndeshjesh pa shijuar triumfin, teksa momentalisht renditen në pozitën e pestë me 31 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit