Manchester City mund të bëjë 6 blerje në merkaton e janarit, ja emrat që vërtiten në mendjen e Guardiola

13 Dhjetor 2024
9:00
Telesport
back button

Manchester City mund të bëjë nga katër deri në gjashtë afrime në merkaton e ardhshme në janar. Sipas “The Telegraph”, klubi do të sjellë lojtarë të nevojshëm në mesfushë, mbrojtje dhe sulm.

Emrat që përfliten janë mesfushori i Atalanta, Ederson dhe ai i Real Sociedad, Martin Zubimendi.  Ndër lojtarët e tjerë janë edhe Adam Wharton i Crystal Palace si dhe ylli i Newcastle, Bruno Guimaraes.

Te City janë admirues të mesfushorit sulmues të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz, ndërkohë që në vëmendje janë edhe Eberechi Eze i Crystal Palace si dhe sulmuesi Matheus Cunha i Wolves.

Opsion tjetër që është shqyrtuar nga trajneri Pep Guardiola është edhe sulmuesi i Ipswich, Liam Delap. Gjithashtu, mbrojtësi i Everton, Jarrad Branthwaite, mendohet të jetë ndër kandidatët për këtë repart.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit