Manchester City, pas Guardiola-s pritet një tjetër firmë e rëndësishme

22 Nëntor 2020
18:15
Denis Hakanaj
back button

Jo vetëm Pep Guardiola.

Manchester City po provon të blindojë pjesët më të çmuara të klubit. Ideja e klubit është që t’i ofrojë edhe një super rinovim sulmuesit anglez Raheem Sterling.

Sipas Mirror, Qytetarët kanë ndërmend t’i ofrojnë një kontratë shumë të pasur edhe sulmuesit, i cili pritet të jetë një nga pikat e forta të skuadrës në të ardhmen.

Për të, shpesh i përmendur për një transferim të mundshëm te Real Madrid, mendohet një super rrogë për ta bindur.

Hapat e parë mund të hidhen në këto javë me negociatat që mund të mbyllen me sukses në muajin janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit