Manchester United nuk po arrin dot të mbyllë marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Jean-Clair Todibo nga Nisa. Shkak është bërë fakti se të dyja klubet kanë të njëjtin pronar, çka është bërë pengesë.
Në një intervistë për “Bloomberg”, Jim Ratcliffe, president ii Manchester United, ka akuzuar UEFA-n se poi pengon. “Ata na thanë se mund ta shesim lojtarin te një klub tjetër i Premier League, por nuk mund ta shesim te Manchester United”, tha Ratcliffe.
“Kjo nuk është e drejtë për lojtarin dhe nuk shoh se çfarë avantazhesh apo disavantazhesh mund të sjellë”, deklaroi biznesmeni me një pasuri prej 15.2 miliardë dollarësh. Nisa dhe Manchester United do të angazhohen në Europa League sezonin e ardhshëm.