Manchester United dhe Arsenal në garë për mbrojtësin e kombëtares angleze, kushton 50 milionë euro

30 Maj 2024
14:16
Telesport
back button

Ekipet e Manchester United dhe Arsenal janë në një garë të fortë për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 23-vjeçar anglez Marc Guehi, që luan me Crystal Palace në Premier League. Mbrojtësi i qendrës konsiderohet si një ndër më të mirët në Angli në atë rol.

Kostoja e lojtarit, që ka një kontratë deri në vitin 2026 me Palace, shkon rreth 50 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme, ndaj dhe “djjatë e kuq” apo “topçinjtë” janë gati të ofrojnë edhe lojtarë të tjerë në shkëmbim për të siguruar shërbimet e Guegi.

Mbrojtësi ka dy vite që luan edhe me kombëtaren angleze (9 ndeshje në total), ndërkohë që është një lojtar që vjen nga Akademia e Chelsea. Sezonin e fundit, Guehi luajti 29 ndeshje në total me Crystal Palace, ndërsa në tri vite që vesh këtë fanellë ka shënuar 5 gola (111 takime në total).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit