Manchester United dhe shpenzimi i çmendur 40 mln euro! Afron debutimi ndaj Liverpool?

15 Janar 2021
17:24
Telesport
back button

Ole Gunnar Solskjaer, i cili foli në një konferencë shtypi pak minuta më parë për të prezantuar ndeshjen e madhe të së dielës kundër Liverpool, la të kuptohet se nënshkrimi i ri Amad Diallo mund të marrë pjesë gjithashtu në listën e atyre që do të thërriten.

Manchester United confirm Amad Diallo squad number

Madje, mund të ketë edhe minuta dhe debutim me United për djaloshin e talentuar të rritur te Atalanta dhe që në Serie A ka gjetur pak minuta.

Në “Anfield” parashikohet një duel titulli dhe do të ishte përgjegjësi e madhe aktivizimi i tij, por fakti që janë investuar 40 mln euro për një djalosh tepër të ri dhe të panjohur ngjall kuriozitet.

Ish talenti i Atalanta u transferua zyrtarisht te Manchester United në 7 Janar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit