Manchester United do të ofrojë 150 milionë euro për yllin e Real Madridit

6 Qershor 2023
16:30
Denis Hakanaj
back button

Manchester United thuhet se po planifikon një lëvizje të bujshme për yllin e Real Madridit, Eduardo Camavinga.

Djajtë e Kuq e shohin francezin si të përshtatshëm për stilin e Erik ten Hag dhe janë gati të bëjnë ofertën rekord. Sipas një raportimi në El Nacional, Manchester United është gati të ofrojë 150 milionë euro për të siguruar Camavinga-n këtë verë.

Ata e shohin mesfushorin si një pjesë të munguar në Old Trafford dhe duan ta joshin atë larg Santiago Bernabeu-s.

Raporti pretendon se presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është në dijeni të ofertës së mundshme dhe tashmë e ka diskutuar atë me bordin.

Trajneri Carlo Ancelotti, megjithatë, nuk do të jetë një njeri i lumtur. Ai e kishte etiketuar të riun francez si të paprekshëm në skuadrën e tij së bashku me Luka Modric dhe Toni Kroos. Ai u citua nga Marca të ketë thënë:

“Ai është i paprekshëm, si Kroos dhe Modric”.

Camavinga luajti 37 ndeshje në La Liga këtë sezon dhe ishte një pjesë jetike e skemave të Ancelottit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit