Manchester United synon të bëjë një goditje të dyfishtë në merkato gjatë ditëve në vijim. Sipas “Sunday Mirror”, “djajtë e kuq” kanë vënë në shënjestër sulmuesin Matheus Cunha (Wolves) dhe mesushorin Mohammed Kudus (West Ham).
Dy përforcime që konsiderohen të rëndësishme për skuadrën e trajnerit Ten Hag. Braziliani Cunha, 25 vjeç, kushton rreth 45 milionë euro dhe këtë sezon shpërtheu në Premier League, me 14 gola në kampionat. Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2027 me Wolves.
Ndërsa mesfushori nga Gana, Muhammed Kudus, kushton rreth 50 milionë euro, teksa kontrata e tij me West Ham skadon në vitin 2028. Në 33 ndeshje në kampionat këtë vit, ai realizoi 8 gola, duke befasuar në sezonin e tij të parë në Angli.