Mes kandidatëve për stolin e Manchester United është edhe Edin Terzic, ku aktualisht është në rrezik serioz shkarkimi Erik ten Hag. Javën e kaluar, bashkëpronari i “Djajve të Kuq”, Sir Jim Ratcliffe, kaloi 7 orë në takime me anëtarët e komitetit ekzekutiv të klubit në Londër.
Ten Hag aktualisht është në dyshim, pasi ka pasur fillimin më të keq të Manchester United në një sezon të Premier League, në vendin e 14-të të klasifikimit aktual. Sipas asaj që raporton gazeta angleze “The Sun”, Terziç është shfaqur orët e fundit si një kandidat i mundshëm surprizë në listën e hartuar nga klubi për të zëvendësuar trajnerin aktual.
Terzic, nga ana e tij, u largua nga Borussia Dortmund në verë, pasi e çoi skuadrën verdhezi në finalen e Champions League, të cilën e humbi 2-0 kundër Real Madridit, përpara se të jepte dorëheqjen në qershor. 41-vjeçari kishte dy periudha në krye të klubit gjerman, duke humbur për pak titullin e Bundesligës në sezonin 2022-2023, ndaj Bayern Munich me diferencë golash.
Më parë, Terzic ka luajtur si sulmues në ligat e ulëta gjermane, përpara se të punonte si skaut dhe trajner në ekipin e të rinjve të Dortmundit, nën drejtimin e Jürgen Klopp. Ai gjithashtu punoi si ndihmës trajner i Slaven Bilic te Besiktas dhe West Ham, duke fituar licencën e trajnerit në Angli.
Thomas Tuchel konsiderohet gjithashtu në mesin e kandidatëve nga drejtuesit e Manchester United, si dhe Ruud van Nistelrooy, asistenti aktual i Ten Hag. Emra të tjerë në garë përfshijnë Gareth Southgate, Potter, Michael Carrick dhe Kieran McKenna.