Pas shkarkimit nga detyra të trajnerit holandez Erik ten Hag, te Manchester United janë duke punuar për të gjetur një zëvendësues të denjë. Sipas “The Athletics” dy janë kandidatët kryesorë.
I pari është spanjolli Xavi Hernandez, ish-trajneri i barcelonës deri në fund të sezonit të kaluar. madje ky shihet si kandidati kryesor për stolin e “djajve të kuq”.
Por, orët e fundit, ka fituar terren edhe trajneri i Sporting CP, Ruben Amorim, me të cilin klubi anglez ka nisur kontaktet fillestare për të kuptuar se çfarë hapësire ka për manovrim.
Problem është se Manchester United duhet të paguajë klauzolën e përfundimit të parakohshëm të kontratës së Amorim me skuadrën portugeze, e cila është rreth 10 milionë euro.
Për këtë arsye, Xavi mund të jetë favorit, duke i ofruar një kontratë deri në fund të sezonit me opsion për ta rinovuar atë edhe për një vit tjetër, në varësi të rezultateve që do të arrijë.