Skuadra e Manchester United ka shfaqur interes për mesfushorin uruguajan të PSG, 23-vjeçarin Manuel Ugarte. Gjithsesi, pretendimet financiare që ka ekipi parizien ka stepur disi “djajtë e kuq” në konkretizimin e transferimit.
Ugarte nuk e ka të sigurtë vendin te PSG pas ardhjes së Joao Neves, ndaj dhe po sheh për alternative më të mira. Për këtë arsye, Manchester United kërkon të marrë lojtarin, për të cilin PSG kërkon 50 milionë euro.
Uruguajani është i etur për një lëvizje në Old Trafford, ndaj “djajtë e kuq” po e shfrytëzojnë këtë dëshirë për të marrë lojtarin. Gjithsesi, ai nuk është objektivi i vetëm, ndërkohë që duhen krijuar edhe hapësira.