Bisedimet mes drejtuesve të Manchester United dhe përfaqësuesve të sulmuesit holandez Joshua Zirkzee po përparojnë. “Djajtë e kuq” e kanë bërë të qartë se do të përmbushin klauzolën e lirimit prej 40 milionë eurosh në kontratën e sulmuesit të Bolonjës.
Gjithsesi, bisedimet vijojnë dhe pritet që brenda 10 korrikut palët të arrijnë një marrëveshje për transferimin e 23-vjeçarit në Premier League sezonin tjetër.
Nga ana tjetër, skuadra angleze është në bisedime edhe me drejtuesit e Paris Saint Germain për mesfushorin Manuel Ugarte. Këtu bisedimet janë disi më pas, pasi Manchester United ende nuk ka konfirmuar nëse do të bëjë një ofertë.
Mbrojtësi 23-vjeçar uruguajan është një nga kandidatët e shumtë që skuadra nga Manchester është duke vazhguar së fundi, ndaj dhe klubi është ende në pritje. Klubi pret një përgjigje edhe nga anglezi i Everton, Jarrad Branthëaite.