180 milionë euro. Kjo është shifra që Manchester United shpenzoi në merkaton e verës që lamë pas. U duk se ndryshimi i madh do të vinte, por asgjë nuk ndodhi.
Është e qartë se “Djajtë e kuq” kanë nevojë për një shkundje totale në skuadër, duke filluar me shkarkimin e trajnerit Ten Hag.
“Sky Germany” raporton se Manchester United po ndjek tre lojtarë të Bayernit për merkaton 2025. Ata janë Leon Goretzka, Leroy Sane dhe Alphonso Davies.
Goretza kushton rreth 25 mln euro, Sane rreth 55 mln euro, kurse Davies është lojtar i lirë brenda 8 muajsh.