Manchester United mori fitore të vuajtur, Ralf Rangnick befason: “Kisha vetëm 1 ditë stërvitje, por ajo që pashë…”

5 Dhjetor 2021
18:44
Telesport
back button

Trajneri i Manchester United, Ralf Rangnick, analizoi fitoren 1-0 në shtëpi kundër Crystal Palace në debutimin e tij në stolin e Djajve të Kuq.

Gjermani foli në mikrofonat e BBC Sport:

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra, veçanërisht në gjysmën e parë: presioni ishte i jashtëzakonshem dhe e vetmja gjë që mungoi ishte goli.

Ne u mbrojtëm mirë, duke mbajtur kontrollin gjatë gjithë ndeshjes.

Rezultati i pastër ishte pjesa më e rëndësishme. Duke pasur parasysh që kemi vetem nje seance stervitore, më la shumë përshtypje ekipi.

Bëmë shumë më mirë sesa pritej! Është gjithmonë më e lehtë të ndërtosh kur skuadra vjen nga një periudhë e suksesshme. Në përgjithësi isha shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit