Manchester United në “pole” për talentin e kombëtares angleze, gati 40 milionë për Everton

29 Maj 2024
13:47
Telesport
back button

Manchester United është në “pole” për të siguruar shërbimet e mbrojtësit 21-vjeçar të Everton, Jarrad Branthwaite. Një nga aksionerët e “djajve të kuq”, Sir Jim Ratcliffe , por bën çdo përpjekje për ta sjellë talentin anglez në “Old Trafford”.

Sipas të përditshmes “The Sun”, ulja e çmimit të lojtarit në 40 milionë stërlina ka favorizuar transferimin e tij te Manchester United. Skuadra po përpiqet të nënshkruajë me të paktën një qendërmbrojtës këtë verë dhe Branthwaite është i preferuari i tyre.

Nga Manchesteri do të largohet Raphael Varane, ndërkohë që e paqartë është situata me Jonny Evans (mund të qëndrojë) dhe Harry Maguire (hyn në vitin e fundit të kontratës).

Everton do të detyrohet në një shitje të yjeve të tij këtë verë për të shmangur problemet administrative, ndaj dhe te Manchester United janë gati të blejnë 21-vjeçarin për një tarifë më të ulët.

Para disa muajsh, Everton kërkonte 80 milionë euro për mbrojtësin, por ai pritet të largohet për gjysmën e këitj çmimi. Nga ky klub mund të ikin edhe Jordan Pickford, Abdoulaye Doucoure, Amadou Onana dhe Dëight McNeil, të gjithë me çmime me të ulëta.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit