Bisedimet e Manchester United për nënshkrimet e mundshme të sulmuesit Joshua Zirkzee dhe mbrojtësit Matthijs de Ligt janë përshkruar si “pozitive” nga mediat britanike. Madje ato shtojnë se bisedimet kanë ecur përpara dhe se klubi mund t’i mbyllë ato brenda javës së ardhshme.
“Djajtë e kuq” e kanë bërë të qartë se do të përmbushin klauzolën e lirimit prej 34 milionë eurosh që ka në kontratën e tij sulmuesi holandez i Bologna, Zirkzee. Tashmë bisedimet janë përqendruar mes klubi anglez dhe menaxherit të lojtarit, për kushtet personale të 24-vjeçarit.
Ndërkohë, diskutimet vazhdojnë me Bayern Munich për të gjetur një gjuhë të përbashkët për sjelljen në “Old Trafford” të De Ligt, të cilin klubi gjerman e vlerëson në 45 milion euro. Ekziston një ndjenjë në rritje që të gjitha palët duan ta përfundojnë me sukses një marrëveshje për mbrojtësin.
Zirkzee dhe De Ligt janë të dy të grumbulluar në kombëtaren e Holandës në Euro 2024. Dy lojtarë që do ta bënin edhe më shumë “portokalli” skuadrën e Manchester United, që drejtohet nga trajner holandez, Erik ten Hag. Ai ka dhënë miratimin e tij për këto dy transferime.