Manchester United, Rangnick nis kontaktet me menaxherin e yllit të Bundesliga-s

5 Dhjetor 2021
13:50
Denis Hakanaj
back button

Mesfushori i Leipzig, Amadou Haidara, duket se është vënë në shënjestër nga trajneri i ri i Manchester United, Ralf Rangnick.

Sipas The Sun, Djajtë e Kuq do të bëjnë një ofertë për lojtarin në janar, me Leipzig që ka lënë të kuptohet se do ta lënë të lirë lojtarin të largohet.

Sipas mediave gjerman, Rangnick ka folur me menaxherin e Haidara-s dhe ka arritur një marrëveshje në vijat e përgjithshme.

I vetmi problem ka të bëjë me faktin se Haidara do të luajë në Kupën e Kombeve të Afrikës me Malin.

Haidara, i cili ka luajtur si mesfushor mbrojtës në këtë sezon, ka shënuar golin e tij të parë në Champions League kundër United, kur Leipzig i mundur Djajtë e Kuq 3-2 një vit më parë.

Dhe të martën, 23-vjeçari, i cili fiton 60 mijë sterlina në javë, do të rballet me Manchester City-n në ndeshjen e fundit të fazës me grupe të Champions-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit