Manchester United rikthen shpresën, fiton 3-0 me Leicester City

10 Nëntor 2024
18:20
Telesport
back button

Manchester United po rifiton besimin në Premier League. Djajtë e kuq sot u ngjitën në vendin e 13-të me fitoren 3-0 ndaj Leicester City në ndeshjen e javës së 11-të të kampionatit anglez.

Vendësit e nisën ndeshjen shkëlqyshëm, sepse shënuan që në fillim. Amad Diallo asistoi për portugezin Bruno Fernandes, i cili gjeti rrjetën në të 17′.

United e menaxhoi mirë lojën, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Pa u mbyllur pjesa e parë, Fernandes provoi një gjuajtje të fortë, e cila u devijua nga Victor Kristiansen duke u kthyer në gol.

Pjesa e dytë pati thuajse të njëjtin ritëm dhe të njëjtën kronologji me të parën. United gjeti golin e tretë dhe të sigurisë në të 82′. Ishte Fernandes i cili mori rolin e asistuesit për talentin Alejandro Garnacho.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit