Manchester United shmang turpin, e shpëton dështimi 100 milionësh (Video)

28 Janar 2024
19:27
Denis Hakanaj
back button

Manchester United është kualifikuar mes drithërimave në 1/8-at e FA Cup, pasi ka mundur 4-2 në transfertë Neëport-in, skuadër e kategorisë së katërt.

Newport County [1] – 2 Manchester United – Bryn Morris 36‎’‎ – Video

Siç kuptohet nga rezultati, një fitore e vuajtur për Djajtë e Kuq, që kanë shpërdoruar një avantazh prej dy golash avantazh duke rrezikuar të turpërohen.

Newport County [2] – 2 Manchester United – Will Evans 47‎’‎ – Video

Në 13 minutat e para, lojtarët e Ten Hag kanë arritur të shënojnë dy gola të shpejtë me Bruno Fernandes (7′) dhe Mainoo (13′).

Newport County 2 – [3] Manchester United – Antony 68‎’‎ – Video

Megjithatë, vendasit kanë ngushtuar diferencat në minutën e 36-të me Morris dhe në fillimin e pjesë ssë dytë kanë barazuar me Evans (47′).

Shpëtimtari i United ka qenë Antony, blerja 100 milionëshe e verës, që ka realizuar golin e fitores në minutën e 68-të, i pari për brazilianin në nëntë muajt e fundit.

Në fundin e ndeshjes, në minutën e 94-t ka ardhur edhe goli i katërt i miqve i shënuar nga Hojlund.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit