Manchester United synon talentin afrikan që luan me Barcelona, debutoi me gol në kombëtare

28 Mars 2024
9:25
Telesport
back button

Skuadra e Manchester United ka dërguar së fundi disa zbulues për të pare nga afër mbrojtësin 19-vjeçar senegalez Mikayil Faye. Lojtari luan me Barcelona B, ndërkohë që këtë vitdebutoi edhe me kombëtaren e vendit të tij.

Sipas “The Sun”, skuadra angleze zynon të marrë lojtarin këtë verë, për ta kthyer në një titullar në të ardhmen. Faye kushton rreth 5 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2027 me skuadrën e Barcelonës.

Mikayil Faye shënoi gol që në debutimin e tij me fanellën e kombëtares senegaleze dhe aftësitë e tij kanë magjepsur stafin e Manchester United. Ndaj, “djajtë e kuq” po lëvizin për të mbyllur sa më shpejt këtë transferim.

Këtë sezon, 19-vjeçari ka realizuar 3 gola në 24 ndeshjen me Barcelona B, por nuk duket se ka shumë hapësira për të në ekipin e parë. Ndaj, Manchester United kërkon ta sjellë në Premier League, ku do t’i japë hapësirat e duhura.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit