Manchester United, zbulohen arsyet e refuzimit të Antonio Conte-s

8 Janar 2022
15:00
Denis Hakanaj
back button

Kanë qenë emra të ndryshëm trajnerësh që janë marrë në shqyrtim nga Manchester United pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer, mes këtyre ka qenë edhe Antonio Conte.

Ish-trajneri i Inter-it, aktualisht te Tottenham, ka qenë i lirë në nëntor të arrinte marrëveshjen me një klub tjetër. Ardhja e Conte-s, fitues i një Premier League me Chelsea, në Old Trafford është marrë seriozisht në konsideratë, me vetë trajnerin që do të kishte pranuar të drejtonte United më shumë se Tottenham sepse i konsideronte Djajtë e Kuq më gati se Spurs për të fituar menjëherë.

Sipas Daily Mail, drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të mos e zgjedhin Conte-n për stolin pavarësisht se bëhej fjalë për një trajner të nivelit të lartë.

Arsyeja është shpjeguar kështu: ish-trajneri i Juventus-it është shumë i fiksuar me detajet dhe mund të kishte përmbysur situatën e skuadrës dhe metodat e tij të punës duket se nuk përputhen me filozofinë e klubit të familjes Glazer.

Prej këtu ka ardhur zgjedhja për t’ia besuar stolin një trajneri si Ralf Rangnick dhe jo Conte-s.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit