Manchester United-Barça, plas “lufta e biletave” para çerekfinales

21 Mars 2019
12:38
Alfred Lleshi
back button

Manchester United do ta rrisë çmimin e biletave për tifozët e Barcelonës, që duan të shkojnë në “Old Trafford” dhe të ndjekin ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes këtyre dy skuadrave. Klubi anglez ka vendosur çmimin prej 102 stërlinash për biletë, përkundër rasteve të zakonshme, kur tifozët miq kanë paguar nga 75 stërlina për të parë sfidat e Champions-it. 

Arsyeja është se 120 euro është pikërisht çmimi që Barça po kërkon për tifozët e “Djajve të Kuq”, të cilët duan të shkojnë në “Camp Nou”, për të ndjekur çerekfinalen e kthimit. Ky është çmimi më i shtrenjtë, që ata duhet të paguajnë për të ndjekur një ndeshje të tillë europiane, pa llogaritur finalet e mëdha. Në klubin anglez nuk është pëlqyer kjo gjë, ndaj kërkojnë të njëjtën pagesë për biletat, që do të rezervohen për tifozët azulgrana në “Old Trafford”. 

Në këtë mënyrë, klubi anglez do të përdorë njëlloj kompensimi nga fitimi me rritjet e çmimeve të biletave për tifozët katalanas, që t’i ndihmojë mbështetësit e vet, për të qenë në “Camp Nou”. Kjo gjë u konfirmua nga një tifoz i Manchester United në llogarinë e tij në Twitter. Barcelona konfirmoi se biletat e tifozëve të saj për këtë ndeshje do të kenë çmimin prej 102 stërlinash.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit