Manchesteri merkato në Madrid, Solskjaer jep 90 mln euro për mesfushorin

15 Dhjetor 2019
9:56
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United kërkon të gjejë një zëvendësues në mesfushë për Paul Pogba që është drejt largimit. Ekipi anglez ka hedhur grepat në Madrid dhe konkretisht te skuadra e Atletico Madridit. Emri që është lakuar së fundmi është Saul Niguez. Lojtari është titullar te spanjollët, por ekipi i “Djajve” është i sigurt se mund ta bindë. 

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer është gati të paguajë deri në 90 milionë euro për të, ndërsa klauzola e tij e lirimit është 128 milionë euro. Mesfushori i Spanjës mund të largohet nga Wanda Metropolitano që në janar në rast se kjo ofertë mbërrin në dyert e Atleticos. 

Saul është i lidhur me Atleticon, pasi ka ndihmuar shumë skuadrën e Simeones të arrijë sukseset e shumta në Spanjë, por dhe në Champions League. Ai është një ndër shtyllat e ekipit, por gjithçka mund të ndodhë në vazhdim. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit