Ivan Juric duket se do të shkakrkohet nga Roma në ditët në vazhdim.
Sipas Il Messaggero, as një fitore kundër Bologna-s nuk pritet të shpëtojë trajnerin kroat.
Drejtuesit e klubit verdhekuq, në fakt, duket se po mendojnë që t’ia besojnë stolin Roberto Mancini-t, me të cilin ka pasur disa kontakte javën e kaluar.
Ish-trajneri i Italisë dhe Arabisë Saudite ka bërë kërkesa të qarta në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës dhe objektivave të merkatos, dhe tani është në pritje të një përgjigje nga Friedkin.