Mancini, “jo” të prerë klubit të njohur. Pret “play off”-in e marsit për Botërorin

2 Dhjetor 2021
8:35
Alfred Lleshi
back button

Sipas gjermanes “Bild”, që ka shkruar për këtë rreth një javë më parë, Roberto Mancini do t’i ishte përgjigjur me një “jo, faleminderit” të prerë Manchester United, gati për t’i ofruar atij stolin, pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. Për “Telegraph”, megjithatë, fjala e fundit nuk thuhet, edhe nëse trajneri i përkohshëm do të zgjidhej Ralf Rangnick, i cili më pas do të ketë rolin e konsulentit brenda klubit.

Për gazetën angleze, trajneri aktual i kombëtares italiane mbetet një opsion për sezonin e ardhshëm, por do të diskutohet pas muajit mars, kur Italia do ta dijë fatin e saj, nëse do të shkojë apo jo në Botërorin e Katarit, të planifikuar për në nëntor 2022.

E kaluara e lavdishme në pankinën e Manchester City nuk do të ishte problem për “Djajtë e Kuq”, por trajneri është i lidhur me FIGC deri në vitin 2026 dhe dashuria e tij për fanellën axurre mund të ketë ende një ndikim. Favorit, megjithatë, për pankinën e “Djajve të Kuq” për sezonin e ardhshëm mbetet Mauricio Pochettino, sot te PSG.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit